Republika e Kosoves

Kaçanik

Kuvendi i Komunës mbanë mbledhjen e shtatë për vitin 2020

2020/09/10 - 8:10

Kuvendi i Komunës së Kaçanikut mbajti mbledhjen eVII-të (Shtatë) të Rregullt për vitin 2020, të cilën e udhëheqi Kryesuesi i Kuvendit Kemajl Murseli, ndërsa prezent ishte edhe Kryetari i Komunës Besim Ilazi.
Para shqyrtimit të pikave të tjera të rendit të ditës dha betimin solemn anëtarja e zgjedhur e Kuvendit të Komunës, Rabije Sallahi. Kuvendi miratoi pikat e rendit të ditës:
Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kuvendit të Komunës, Raporti i Auditorit për pasqyrat financiare të Komunës së Kaçanikut për vitin 2019,
Plani i Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit për PFV 2019, Propozim Vendimi për rialokimin dhe transferin e mjeteve nga rezerva komunale sipas buxhetit të vitit 2020, Propozim Vendim për Rialokimin e mjeteve buxhetore sipas buxhetit të vitit 2020, Propozim Vendim për Plotësim Ndryshimin e Vendimit të Kuvendit Komunal 01Nr.104/02-18863/19 të datës 28.06.2019 për formimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies së pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim si dhe Raporti i punës së Shtabit komunal për parandalimin e Covid-19 në Komunën e Kaçanikut.