2021/02/26 - 1:18
Kuvendi i Komunës mbajti mbledhjen e II-të (Dytë) të Rregullt e Kuvendit të Komunës Kaçanik për vitin 2021. Mbledhjen e kryesoi Kryesuesi i Kuvendit Kemajl Murseli ndërsa prezantoi edhe Kryetari i Komunës Besim Ilazi. Anëtarët e Kuvendit të Komunës në mënyrë unanime miratuan Propozim Vendimi për lirim nga qiraja komunale, për shfrytëzuesit e pronës komunale për vitin 2021. Anëtarët e kuvendit poashtu u njoftuan edhe me pikat e rendit të ditës- raporte dhe informata:
Raporti i Punës së Ekzekutivit të Komunës për vitin 2020;
Raporti Vjetor Financiar për periudhën: Janar-Dhjetor 2020; dhe
Raporti i Punës së Komitetit për Politikë dhe Financa, për vitin 2020 dhe
Informatë e menaxhimit të burimeve njerëzore për periudhën: Janar- Dhjetor 2020. Për këto pika u debatua në kuvend nga opozita, ku u shpreh shqetësimi për mos mbrojtjen e pyjeve, shpenzim i buxhetit më të madh në muajt e fundit të vitit etj. Ndërsa Drejtori për Ekonomi, financa dhe Zhvillim Bahri Selimi tha se për shkak të vitit pandemik, shumë punë e aktivitete janë realizuar me pengesa, por që në fund është arritur suksesi i dëshiruar, duke u shpenzuar edhe buxheti në mënyrë korrekte, ndërsa shtoi se pjesë e dokumentit të Raportit Financiarë është edhe zbatimi i rekomandimeve të auditorit, ku vërehet një numër i madh i rekomandimeve të përmbushura nga ana e institucioneve komunale.