Republika e Kosoves

Kaçanik

Mbahen garat komunale kualifikuese për Olimpiadën e Matematikës dhe Fizikës për klasat e IX

2021/02/22 - 11:44

Të shtunën më 20 shkurt dhe të dielën më 21 shkurt janë mbajtur garat komunale kualifikuese për klasat e nënta, për  Olimpiadën e XIII- të  Matematikë dhe garat komunale, po ashtu kualifikuese të fizikanëve të rinj. Advan Vishi, nxënës i klasës së  IX-të nga Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët (ShFMU) “Kadri Zeka” – Dubravë, zuri vendin e parë në konkurrencën e garave të Matematikës, ndërsa në vendin e dytë u radhit Fatmire Luzha, nxënëse e ShFMU “7Shtator” – Begracë e në të tretin Vjosa Osmani e ShFMU “Nazmi Osmani” – Elezaj. Ndërkaq, në  konkurencën e garave të Fizikës, vendi i parë i takoi Diellëza Jakupi, nxënëse e ShFMU “Emin Duraku” – Kaçanik, vendi i dytë i takoi Fatmire Luzha, nxënëse e ShFMU “7 Shtatori” – Begracë dhe në vendin e tretë  u radhit nxënësja Sara Krasniqi, ShFMU “Qamil Ilazi” – Kaçanik i Vjetër. Më 27 shkurt 2021, do të mbahet Olimpiada XIII Matematike e Kosovës për nxënësit e klasave të 9-ta, 10-ta, 11-ta, dhe të 12-ta, ndërsa më 28 shkurt 2021 do të mbahen Garat e XXII të Fizikanëve të Rinj, po ashtu për nxënësit e klasave të 9-ta, 10-ta, 11-ta dhe të 12-ta.