Republika e Kosoves

Kaçanik

Mbahet debat publik me temë: “Puna e Kryetarit të arriturat dhe sfidat gjatë vitit 2021 si dhe Plani i Ekzekutivit 2022”

2021/12/23 - 4:34

Qytetarët e Komunës së Kaçanikut, sot kishin mundësinë që nga afër të debatojnë për punën e Kryetarit të Komunës për vitin 2021 si dhe Planin e ekzekutivit për vitin 2022.

Fillimisht takimin e hapi Kryetari i Komunës Besim Ilazi, ndërsa prezantoi edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal Kemajl Murseli dhe një pjesë e stafit ekzekutiv. Kryetari Ilazi uroi qytetarët për festat e fundvitit, ndërsa prezantoi të arriturat dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar si ekzekutiv gjatë këtij viti si dhe planifikimet për vitin e ardhshëm.

” Janë realizuar dhjetëra projekte infrastrukturore, si rrugë, trotuare , ujësjellës e  kanalizime, projekte në arsim e shëndetësi, si dhe ndarje të shumta të subvencioneve për qytetarë në bujqësi, si dhe për OJQ dhe klube sportive” tha mes tjerash Kryetari Ilazi. Me theks të veçantë në këtë takim u diskutua për rrugën “ Idriz Seferi” ku edhe për vitin e ardhshëm nuk është ndarë tërë shuma e nevojshme nga institucionet qendrore, ndërsa Kryetari u zotua se do të insistoj që të nënshkruaj një memorandum bashkëpunimi me ministrinë e linjës, që pjesa tjetër e buxhetit për këtë rrugë të bashkëfinancohet nga Komuna e Kaçanikut. Kryetari Ilazi shprehu pakënaqësinë për pjesëmarrjen e vogël të qytetarëve në këtë takim, ku nga afër do të kishin mundësinë për prezantimin e kërkesave të tyre.

Qytetarët fillimisht uruan Kryetarin për marrjen e mandatit të ri, ndërsa shprehën kërkesat e tyre për rregullim të projekteve infrastrukturore rrugore, trotuare, projekte në ujësjellës, investime në inventarin shkollor, si dhe zgjidhje të problemit të zhurmës nëpër kafiteri etj.