Republika e Kosoves

Kaçanik

Mblidhet ekzekutivi komunal, diskutohet për punët dhe planet javore komunale

2018/06/12 - 4:00

Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe Nënkryetari Ylber Bjara, udhëhoqën mbledhjen e fillimjavës të ekzekutivit komunal. Në takim u diskutua për përgatitjet që është duke bërë ekzekutivi komunal në dokumentin Korniza Afatmesme Buxhetore 2018-2021, përmes së cilës përcaktohet buxheti komunal dhe ndarja nëpër kategori të shpenzimeve. Ky është një dokument themelor për financat lokale, dhe së pari do të dalë në dëgjim publik, për të ju përcjellur më pas kuvendit komunal për diskutim dhe miratim. Ndërkohë u bë e ditur se tashmë punimet në projektet kapitale kanë hyrë në vlugun e punimeve, ku është duke vazhduar ndërtimi i disa rrugëve në Fshatin Nikaj, Begracë, Vatë e Epërme, ndërsa punimet janë duke vazhduar në projekte të ujësjellësit dhe kanalizimit, rregullimi i kanalit të ujitjes në lagjen Vishaj- Rekë etj.
Në takim poashtu u diskutua për mbarëvajtjen e testit të maturës dhe garave komunale, si dhe për mbarëvajtjen e festivalit “Kaçaniku 2018”, ku të gjitha këto aktivitete shkuan sipas rrjedhës së paraparë pa ndonjë telashe të theksuar.