Republika e Kosoves

Kaçanik

Nderohen dëshmorët e rënë në Betejën e Ivajës

2021/03/09 - 10:07

Në 22 vjetorin e rënies janë nderuar dëshmorët Murat Lika, Qani Luma, Raif Koraçi dhe Osman Luma, të rënë më 8 mars 1999 në betejën e Ivajës. Kryetari i Komunës Besim Ilazi me bashkëpunëtorë bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta në vendin e rënies së dëshmorëve si dhe tek Kompleksi Memorial i Varrezave të Dëshmorëve. Kryetari i Komunës, Besim Ilazi tha se si çdo herë, edhe ky përvjetor i rënies së dëshmorëve na bashkon këtu për ti nderuar dhe për tu përulur para veprës heroike të tyre. Kryetari tha se dëshmorët kishin vizion, ata e dinin se vetëm me luftë mundë t’i sjellin lirinë Kosovës, prandaj nuk kursyen as jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit.