Republika e Kosoves

Kaçanik

Nderohet me mirënjohje Kompania “ KIVO”

2021/03/30 - 11:58

Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe nënkryetari Ylber Bajra, vizituan Kompaninë “ KIVO” në Kaçanik, e cila tashmë është bërë emër i suksesit jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Ata u pritën nga përfaqësuesit e kësaj Kompanie Driton e Visar Ramajli.
Kryetari Ilazi përgëzoi udhëheqësit e kësaj kompanie për punën dhe sukseset e arritura, ndërsa tha se bashkëpunimi me komunën do të jetë gjithmonë i sinqertë dhe frytdhënës. Kryetari më tutje theksoi se kjo kompani ka rritur zhvillimin ekonomik në vend, si dhe ka të punësuar qindra punëtorë. Një falenderim të madh nga ana e institucioneve komunale shkoi për kompaninë “ KIVO” për angazhimin e saj human për gjatë viteve, po me theks në kohën e pandemisë ku janë dhuruar shumë donacione me mjete mbrojtëse si maska, dorëza etj.
Në shenjë respektimi dhe nderimi për aktivitetin në zhvillim ekonomik dhe human Kryetari Ilazi ndau mirënjohje për KIVO-n dhe i përgëzoi drejtuesit e saj për punën e madhe që po bëjnë.