Republika e Kosoves

Kaçanik

Njoftim për Debat publik

2019/06/06 - 9:32

Bazuar në ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Statutin e Komunës,

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi në bashkëpunim  me Drejtorinë  e Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit dhe me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, me qëllim të informimit dhe pjesëmarrjes së gjerë dhe aktive të publikut dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi, organizon:

Debat Publik

Tema: Puna e Kryetarit Ilazi të arriturat dhe sfidat për periudhën gjashtë mujore, Korniza afatmesme e shpenzimeve 2020-2022” si dhe Rregullorja për menaxhimin e mbeturinave

Vendi: Salla e Kuvendit Komunal, në objektin e administratës

Data dhe koha: 19 Qershor 2019 ( e Mërkurë) ;  Ora: 14:00

Qytetarë të nderuar,

Bëhuni pjesë e proceseve në organet vendimmarrëse në komunën tonë!