Republika e Kosoves

Kaçanik

Njoftim për Dëgjim Publik

2018/06/07 - 3:59

Me propozimin e Departamentit të Shpronësimit(MMPH) , Qeveria e Republikës së Kosovës me datë 21.05.2018 ka miratuar Vendimin Nr.07/48 me të cilin aprovohet shqyrtimi i mëtejmë i kërkesës për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit ‘’Ndërtimi i Autostradës R6 Prishtinë-Hani i Elezit’’, Sektori C3, Zona Kadastrale: Kovaqec, Komuna Kaçanik.

Bazuar në nenin 9 të Ligjit nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205, Organi Shpronësues, është i obliguar të mbajë Degjimet Publike me pronarët e pronave të cilat janë pjesë e shpronësimit.

Duke u mbështetur në nenin 9 Departamenti i Shpronësimit, ka caktuar mbajtjen e Degjimeve Publike si në vijim:

Dëgjimi publik lidhur me shpronësimin e kërkuar, të të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Kaçanikut , do të mbahet me Datë 12 Qershor 2018, Ora 11.00, në sallën e Kuvendit të Komunës Kaçanik, përkatësisht për zonën kadastrale:
Kovaqec

Qytetarë të nderuar, bëhuni pjesë e procesit vendimarrës