Republika e Kosoves

Kaçanik

Njoftim për Konsultim Publik

2024/08/07 - 8:53

Komuna e Kaçanikut, me qëllim të informimit dhe pjesëmarrjes së gjerë dhe aktive të publikut dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi, organizon:
KONSULTIM PUBLIK ME QYTETARË DHE GRUPET E INTERESIT
(Operatorët e transportit publik të udhëtarëve)
TEMA:
Plani komunal për transportin publik të udhëtarëve 2024-2028
Vendi: Salla e Kuvendit të Komunës, objekti i administratës komunale
Data dhe koha: 26 Gusht 2024 (e hënë), ora 14:00.
Të interesuarit për Draft-Planin komunal për transportin publik të udhëtarëve 2024-2028 mund ta marrin në Zyrën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, apo në webfaqen e Komunës së Kaçanikut, përmes kësaj vegëze:
https://kk.rks-gov.net/kacanik/category/konkurset-njoftimet/
Ju mirëpresim!
Me respekt!
RAMADUSH OSMANI
Drejtor i Drejtorisë së Emergjencave dhe Shërbimeve Publike