Republika e Kosoves

Kaçanik

Njoftim për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

2019/02/08 - 4:42

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës Besim Ilazi, këshilli Organizues i Komunës së Kaçanikut për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me moton ” Kosova nder dhe detyrë”, ka hartuar agjendën e aktiviteteve që do të organizohen, duke filluar nga data 15 shkurt deri me 17 shkurt 2019. Gjatë këtyre ditëve do të organizohen aktivitete letrare, kulturore artistike, përkujtimore si dhe aktivitete sportive, ndërsa do të përmbyllen me Akademinë Festive në Shtëpinë e Kulturës “ Xheladin Kurtaj” në Kaçanik me 17 shkurt 2019, duke filluar nga ora 12:00.
Ftoheni në bashkangjitje të aktiviteteve.