Republika e Kosoves

Kaçanik

Nxënësja Blerina Sallahu fituese e ekspozitës “ 1 Qershori” në Kaçanik

2018/06/13 - 3:49

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara me rastin e 1 Qershorit-Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve me moton ,,Të festojmë 1 Qershorin” ishte hapur edhe një ekspozitë në vizatim ku kanë marrë pjesë nxënës të SHFMU ,,Idriz Seferi”, ,,Emin Duraku”, ,,7Shtatori”, ,,Agim Bajrami” dhe ,,Jusuf Gërvalla”. Drejtoria për Arsim dhe Kulturë- Sektori për Rini e Sport, ka përzgjedhur nxënësen Blerina Sallahu- si më të mirën në kuadër të kësaj ekspozite, e cila kishte punuar disa piktura artistike. DAK- sektori për Kulturë, Rini e Sport, falënderon të gjithë ata që kontribuuan në shënimin e kësaj dite dhe inkurajon drejtorët ,arsimtarët e në veçanti nxënësit që të merren me aktivitete të lira.