Republika e Kosoves

Kaçanik

Për nder të 11 Qershorit vizitohet Kulla e Hasanit dhe bëhen homazhe te Varrezat e dëshmorëve

2018/06/12 - 10:24

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi me bashkëpunëtorë, vizitoi Kullën e Hasanit. Kjo vizitë u bë për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Kaçanikut. Ushtarët e UÇK-së evokuan kujtime nga kjo kullë, ku 19 vite më parë, ata qëndruan në këtë kullë të rezistencës. Për nderë të festës së çlirimit janë bërë edhe homazhe në kompleksin memorial te varrezat e dëshmorëve në Kaçanik.