Republika e Kosoves

Kaçanik

Përfundon mandati i drejtorit në Gjimnazin ” Skenderbeu” në Kaçanik

2021/12/15 - 12:37

Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe drejtori për Arsim dhe Kulturë Zahir Doda pritën në takim Drejtorin e deritashëm të Gjimnazit ” Skenderbeu” në Kaçanik Ibush Vishi. I pari i komunës e falenderoi drejtorin Vishi për punën dhe kontributin e pashoq në udhëheqjen e Gjimnazit në Kaçanik, duke i uruar suksese në angazhimet e reja. Në shenjë respekti ai u nderua me mirënjohje nga Kryetari.
Edhe drejtori Ibush Vishi , falenderoi Kryetarin Ilazi dhe institucionet komunale për bashkëpunime, ku edhe sukseset nuk kanë munguar. Profesor Ibush Vishi tashmë është angazhuar në sektorin e kulturës në institucionet komunale. Ai ka shërbyer si drejtor në Gjimnaz për mbi 12 vite, ndërsa tani Ushtrues i Detyrës është caktuar prof. Fevzi Bunjaku.