Republika e Kosoves

Kaçanik

Publikohen rezultatet e Testit të Maturës 2020

2020/09/10 - 8:09

Komisioni Shtretëror i Maturës i ka publikuar rezultatet e provimit të maturës të mbajtur më 29 gusht 2020, në nivel vendi, ndërsa Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës i ka bërë publike ato në nivel komunal.
Në Gjimnazin “Skënderbeu” nga gjithsej 230 maturant, sa i janë nënshtruar testit të maturës, atë e kanë kaluar gjithsej 173 prej tyre, apo 75.21 %, ndërsa 57 maturant, nuk kanë arritur rezultatin e nevojshëm. Ndërkaq, në SHMP “Feriz Guri e vëllezërit Çaka” , testin e kanë kaluar vetëm 29 maturant apo 22.83 %, nga gjithsej 127 sa iu kanë nënshtruar në këtë afat, ndërsa 98 prej tyre nuk kanë arritur t’a kalojnë pragun prej 40 % nga 100 pikë të mundshme.
Nga të dhënat e publikuara, del se në nivel komunal, kalueshmëria është 56.58 % . Zahir Doda, drejtor i Drejtorisë për Arsim dhe Kulturë, ka thënë se këto rezultate do të na nxisin që të angazhohemi edhe më shumë për arritjen e rezultateve sa më të mira, ndërsa nxënësve maturant u ka dëshiruar suksese të reja, gjatë rrugëtimit të tyre të mëtejmë.
Sivjet, në dy shkollat e mesme, mësimet i kanë vijuar 410 nxënës maturant, prej tyre 266 në Gjimnazin ”Skënderbeu” dhe 184 në SHMP “Feriz Guri dhe vëllezërit Çaka”.