Republika e Kosoves

Kaçanik

Rikonfirmohet bashkëpunimi mes Komunës së Kaçanikut dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës

2019/01/09 - 10:38

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti sot në takim Sazan Ibrahimi, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Në takim drejtori Ibrahimi e njoftoi kryetarin Ilazi për aktivitetet e Asociacionit të Komunave të Kosovës, dhe për iniciativat mbi ndyshimet në Legjislacion që kanë të bëjnë me funksionimin e pushtetit lokal. Kryetari Ilazi rikonfirmoi bashkëpunimin e Komunës me Asociacionin, ndërsa diskutuan për sfidat dhe të arriturat e Komunës së Kaçanikut si performanca e mirë komunale etj. Në këtë takim u rikonfirmua bashkëpunimi mes dy institucioneve, ndërsa u theksua nevoja e këtyre takimeve që do të kontribuojnë në identifikimin e probleme të funksionimit të pushtetit lokal si dhe në gjetjen e zgjidhjeve më të mira ligjore.