Republika e Kosoves

Kaçanik

Shtabi Emergjent Komunal për parandalimin e COVID mbanë takimin e radhës- kërkohet që të bëhen më shumë teste për qytetarët e Komunës sonë

2020/09/04 - 3:40

Shtabi Emergjent Komunal për parandalimin e COVID, ka mbajtur takimin e rradhës, nën udhëheqjen e Kryetarit Besim Ilazi. Në këtë takim u kërkua realizimi i më shumë testeve për COVID për qytetarët e komunës sonë, në mënyrë që të krijohet një pasqyrë e saktë dhe reale e gjendjea aktuale. Poashtu në këtë takim u paraqit si sfidë edhe fillimi i vitit të ri shkollor. Kryetari Ilazi tha se shkollat me më shumë nxënës do të mund të kenë probleme më të mëdha sa i përket respektimit të rekomandimeve nga IKSHP, ndërsa shkollat me më pak nxënës do të mund të realizojnë më letë këto rekomandime. Ndërkohë nga Policia e Kosovës u bë e ditur se nga dje ka hyrë në fuqi ligji Anti-Covid, ku edhe gjobat kanë filluar të shqyrtohen në bazë të këtij ligji.
Nga marsi e deri tani janë lëshuar 721 gjoba dhe janë dorëzuar tek inspektori komunal.