Republika e Kosoves

Kaçanik

Takohen dy Kryetarët e Komunave- Ilazi e Suma

2020/07/02 - 9:30

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi priti në takim Kryetarin nga Hani i Elezit Rufki Suma, ndërsa prezantoi edhe Nënkryetari Ylber Bajra. Takimi u mbajt në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy komunave, ku edhe më tutje u konfirmua fryma e fortë e bashkëpunimit. Të dy kryetarët shpalosën edhe përvojat e tyre rreth menaxhimit me pandeminë, ndërsa falenderuan qytetarët për kujdesin dhe disiplinën e treguar në respektim të rregullave dhe masave të vendosura nga institucionet qendrore.