Republika e Kosoves

Kaçanik

Takohet Komiteti Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara

2020/07/02 - 9:26

Është mbajtur mbledhja e dytë e Komitetit Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara(KKPAK) brenda vitit 2020. Kryesuesi i KKPAK-së Artan Mezraja fillimisht theksoi se situata me pandemi ka pasur ndikime shumë dimensionale, ku gjithashtu ka afektuar edhe në jetën e përditëshme të komunitetit të personave me aftësi të kufizuara. Prandaj përë këtë ishin të ftuar për të diskutuar edhe akterë të tjerë si: drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, si dhe dy perfaqësuesit e organizatave të Handikos Elmihane Krasniqi si dhe përfaqësuesi i Empowerit Nderim Ajdari.
Deejtoresha Diana Reka theksoi se sipas evidencave komunale në komunën e Kaçanikut nuk ka pasur asnjë rast të infektuar me Covid-19 nga komuniteti i personave me aftësi të kufizuara, si dhe tregoi mbi aktivitetet e komunës përkatësisht shtabit emergjent në raport me nevojat e komunitetit në përgjithësi dhe personave me aftësi të kufizuara në veçanti. Ndersa perfaqesuesi i Empowerit Nderim Ajdari theksoi se situata me pandemi ka pasur efekte shume dimensionale e veçanërisht në aspektin e ekonomik e social për komunitetin e PAK-ve . Nga përfaqësuesja e Handikos Elmihane Krasniqi, të pranishmit u informuan mbi disa kërkesa që janë adresuar autoriteteve komunale, si dhe kërkoi përfshirje më të madhe të çështjes së aftësisë së kufizuar në rishikimin e buxhetit duke propozuar që të ndahet një kod i veçantë buxhetor për këtë kategori.
Në këtë takim gjithashtu u bë edhe zgjedhja e zëvendëskryesusit të KKPAK-së,ku me shumicë votash u zgjodh znj Mirlinda Axhami-Hysa.
Gjithashtu, në këtë takim u bë edhe plotesim/ndrushimi i datave të aktivitetet të KKPAK-së si rezultat i situatës me Covid-19.