Republika e Kosoves

Kaçanik

Takohet paneli përzgjedhës për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

2019/02/07 - 4:27

Paneli përzgjedhës për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, mbajti takimin e parë, të cilin e udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit Kemajl Murseli. Kryesues i këtij paneli u zgjodh Drejtori i Administratës Komunale Festim Neziraj, ndërsa zëvendës kryesuese u zgjodh Kaltrina Tafili.
Në takim, paneli në emër të Kuvendit të Komunës ka shpallur konkursin për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Konsultativ për persona me aftësi të kufizuar.
Konkursi mbetet i hapur 15 nga dita e publikimit.