Republika e Kosoves

Kaçanik

Të nderuar qytetarë të Komunës së Kaçanikut

2021/02/17 - 10:33

Më lejoni që në emrin tim dhe të Komunës së Kaçanikut të ju uroj të gjithëve- Urime 13 vite shtet.
17 shkurti 2008, është ngjarje e madhe, e cila bëri një kthesë historike, duke e kurorëzuar sakrificën e popullit tonë ndër breza, me formimin e shtetit të Kosovës. Edhe sot e si gjithmonë, kujtojmë të gjithë dëshmorët, veprimtarët e çështjes kombëtare, martirët dhe të gjithë të rënët e tjerë, që sakrifikuan më të shtrenjtën, jetën e tyre, që ne sot të festojmë të lirë. Në këtë përvjetor urojmë që çlirimtarët që po përballen me betejën e mbrojtjes së luftës së UÇK-së në Hagë, të kthehen faqebardhë në vendlindjen e tyre.
Gëzuar…
Me respekt
Kryetari Besim Ilazi