Republika e Kosoves

Kaçanik

Tërhiqet shorti për Turneun Tradicional në Futboll të Vogël për nder të Përvjetorit Pavarësisë

2019/02/08 - 3:14

Nën patronin e kryetarit të Komunës  Besim Ilazi , sektori i rinisë dhe sportit në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike do të organizojë Turneun Tradicional në Futboll të Vogël me të gjitha Shkollat Fillore të komunës sonë për djem dhe vajza, për nder të përvjetorit të 11 të Pavarësisë së Kosovës. Në Shtëpinë e Kulturës Profesorët e Kulturës Fizike tërhoqën shortin për ekipet e gjiros së parë.