Republika e Kosoves

Kaçanik

Themelohet Këshilli Organizues për shënimin e 11 vjetorit të Ditës së Pavarësisë

2019/01/28 - 3:43

Kryetari i Komunës Besim Ilazi ka themeluar Këshillin Organizues për shënimin e përvjetorit të 11-të, të pavarësisë së Kosovës. Këshilli përbëhet nga anëtarë të ekzekutivit komunal, zyrtarë komunal të sektorëve të kulturës, rinisë dhe sportit, profesionist të artit, OVL e UÇK-dega Kaçanik, ndërsa do të kryesohet nga nënkryetari Ylber Bajra.
Në takimin e sotëm, këshilli organizues shqyrtoi çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me organizimin sa më të mirë të kësaj ngjarje historike, ndërkaq u prezantua skema orientuese programore, e cila do t’i prijë hartimit të skenarit për shënimin e 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë.