Republika e Kosoves

Kaçanik

Vazhdojnë punimet në realizimin e projektit në rregullimin e tribunave në stadiumin “ Besnik Begunca”

2020/12/10 - 11:25

Rregullimi i tribunave me infrastrukturën përcjellëse, është projekti i radhës që ka filluar të implementohet në Stadiumin “ Besnik Begunca”. Kryetari Besim Ilazi dhe drejtori për për Arsim dhe Kulturë Zahir Doda, përcollën nga afër punimet që tashmë kanë filluar në këtë projekt. Kryetari Ilazi e konsideroi si një projekt të rëndësishëm për të rinjët si dhe për sportin në Kaçanik, në veçanti për tifozët, të cilët do të kenë edhe komoditetin për të përcjellur një lojë sportive nga afër. Kryetari Ilazi falenderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ( MKRS), që ka përkrahur këtë projekt të rëndësishëm për komunën tonë. Projekti “ Ndërtimi i Stadiumit në Kaçanik faza e I-rë” është projekt tre vjeçar, që është duke u financuar nga MKRS, e cila ka mbështetur realizimin e këtij projekti me shumën 770.743,20 euro.