Republika e Kosoves

Kaçanik

Veteranët e UÇK- së në Kaçanik në mbrojtje të vlerave të luftës

2020/07/06 - 11:05

Kryetari i Komunës Besim Ilazi priti në takim Kryetarin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së dega në Kaçanik Hajrush Kurtaj. Në këtë takim u diskutua situata e krijuar politike, me theks të veçantë aktakuzat ndaj ushtarëve të UÇK- së nga Gjykata Speciale. U konfirmua edhe njëher mbështetja e pakontestuar ndaj luftës së pastër dhe të pabarabartë të Ushtrisë Çlirimtare, kundrejt një armiku të egër. Veteranët e UÇK-së nga komuna jonë përkrahin luftën e e drejtë, e cila kishte vetëm një qëllim lirinë e atdheut.

See less