Republika e Kosoves

Kaçanik

Zhurma dhe respektimi i orarit gjatë orëve të natës nga lokalet dhe kafiteritë diskutohet edhe nga personat kompetent

2019/06/24 - 3:57

Pas ankesave të shumta të qytetarëve për zhurmën e madhe të krijuar nga lokalet dhe kafiteritë gjatë orëve të natës, Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe Nënkryetari Ylber Bajra sot trajtuan këtë problematikë edhe me personat kompetentë. Inspektorët komunal dhe përfaqësuesit e policisë në takimin e thirrur nga Kryetari Ilazi, u dakorduan për një plan të përbashkët operativ. Inspektorët komunal theksuan se institucionet komunale janë përgjegjëse për respektimin e orarit të lokaleve afariste, ndërsa kërkuan nga Policia e Kosovës që të zbatoj Ligjin për Rendin dhe Qetësinë Publike, i cili parasheh masa për të gjithë ata që prishin qetësinë publike. Ndërkohë Toger Skender Neziri- shef i Sektorit të Hetimeve në Kaçanik premtoi përkrahje dhe bashkëpunim me institucionet komunale, duke shprehur gatishmërinë e policisë në marrjen e masave të nevojshme për të ndaluar zhurmat e mëdha të lokaleve gjatë orëve të natës. U kërkua që nga lokalet afariste të krijohen standarde të nevojshme për mos lejimin e depërtimit të zhurmës jashtë lokalit, ose në të kundërtën do të veprohet sipas ligjeve në fuqi.