Republika e Kosoves

Kamenicë

Dardanapress organizon punëtorinë me temën: ” Zhvillimi i turizmit kulturor nëpërmjet trashëgimisë kulturore”

2025/01/14 - 2:44

Organizata joqeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, ka mbajtur punëtorinë me temën ” Zhvillimi i turizmit kulturor nëpërmjet trashëgimisë kulturore”.
Qëllimi i organizimit të punëtorisë ishte ndikimi i turizmit kulturor në zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik të Komunës së Kamenicës.
Tema tjera të diskutimit në punëtori ishin: krijimi i një plani strategjik për zhvillimin e turizmit kulturor, identifikimi i objekteve të trashëgimisë kulturore dhe verifikimi i gjendjes së tanishme, përfshirja e trashëgimisë kulturore në planet zhvillimore komunale.
Në këtë punëtori morën pjesë: përfaqësues nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, përfaqësues nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, përfaqësues nga Drejtoria e Buxhetit dhe Financave, zyrtarë komunal për trashëgiminë kulturore, përfaqësues të institucioneve komunale, zyrtarja e informimit, përfaqësues të Shoqërisë Civile.
Projekti “Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, është përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.