Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Rahimaj: Ka përfunduar ndërtimi i urës në Koretin

2024/12/02 - 9:21

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se ka përfunduar ndërtimi i urës në Koretin.

“Edhe një kërkesë të kamotsme të banorëve të Koretinit, i kemi dhënë përgjigjje”-ka thënë Kryetari Rahimaj.

Ky investim në këtë urë, ka arritur vlerën e 83,000 eurove dhe është një investim i plotë nga Komuna e Kamenicës.

Ura në fjalë, është ndërtuar sipas standardeve të përcaktuara dhe nevojave edhe për personat me nevoja të veçanta.

Ai gjithashtu ka njoftuar se do të vazhdojë me realizimin e projekteve të tjera.