Republika e Kosoves

Kamenicë

Mbahet fushata për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit

2024/10/29 - 2:00

Në kuadër të fushatës për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit, Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, njëherësh kryesuese e grupit të grave, Burbuqe Leka, në bashkëpunim me Zyrtaren për Barazi Gjinore, Kosovare Maroca si dhe Koordinatoren për të Drejtat e Njeriut, Nazmije Demolli, Drejtorin e QKMF-së, Latif Sylaj, radiologun Muharrem Sadiku, Infermiere Sherife Berisha, organizuan ligjëratë vetëdijësuese për këtë sëmundje.

Në këtë tryezë të përbashkët grupi i grave të Komunës së Kamenicës u bashkua me gra të tjera të prekura nga kanceri i gjirit e të cilat e kaluan këtë sfidë.

Poashtu një sesion informues dhe vetëdijesues për kancerin e gjirit u mbajt edhe në Hodonoc, ku morën pjesë shumë gra, përfshirë edhe disa nga Lugina e Preshevës.

Drejtoresha Leka duke falënderuar pjesëmarrëset në këto sesione, tha se vetëm të bashkuar mund ta tejkalojmë këtë sfidë.