Republika e Kosoves

Kamenicë

Mbahet trajnim mbi integrimin gjinor dhe vlerësimin e ndikimit gjinor në Kamenicë

2024/12/02 - 9:10

Zyra për Barazi Gjinore në kuadër të Komunës së Kamenicës në bashëpunim me UN Women kanë mbajtur trajnim mbi integrimin gjinor dhe vlerësimin e ndikimit gjinor.
Ky trajnim është mbajtur nga trajnerja e projektit GEF Mirjeta Nagavci.

Trajnimi në fjalë ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të stafit komunal dhe palëve tjera të përfshira, për të siguruar një qasje më gjithëpërfshirëse dhe më të ndjeshme ndaj gjinisë, në hatimin, zbatimin si dhe vlerësimin e politikave dhe programeve në nivel lokal.

Ky aktivitet hyn në kuadër të agjendës së aktiviteteve të Planit për Barazi Gjinore të Komunës së Kamenicës.