Me ndezjen e flakadanëve tek Shtëpia e Kulturës, në Kamenicë,ka filluar zyrtarisht manifestimi “Flaka e Janarit 2025”
2025/01/13 - 9:47
Me një përmbledhje të aktiviteteve të larmishme kulturore, artistike dhe historike ju ftojmë që të bashkoheni në manifestimin tradicional “Flaka e Janarit”.
Ky manifestim njihet si një ngjarje e veçantë e cila mbahet çdo vit për të nderuar dhe kujtuar jetën, veprën dhe sakrificën sublime të veprimtarëve dhe heronjve tanë kombëtarë si Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.
Agjenda e manifestimit “ Flaka e Janarit”, tashmë është e publikuar, prandaj deri me datën 31 janar ftoheni që së bashku të përcjellim këto aktivitete që do të pasurojnë shpirtin dhe krenarinë tonë kombëtare.