Qasja e grave fermere në të drejtat pronësore, pronën bashkëshortore dhe të drejtat mbi tokën bujqësore
2025/01/20 - 2:50
Komuna e Kamenicës, përmes Zyrës për Barazi Gjinore, në bashkëpunim me Advocacy Training and Resource Center – ATRC, ka organizuar takim me gratë fermere me temën “Qasja e grave fermere në të drejtat pronësore, pronën bashkëshortore dhe të drejtat mbi tokën bujqësore”.
Pas takimit, grave iu ofrua asistencë këshillimore për të adresuar çështjet pronësore. Për shkak të procedurave të gjata dhe kostove të larta që shpesh i pengojnë gratë të ndjekin rrugët ligjore për bartjen e pronave, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për gratë që të zgjidhin çështjet e tyre pronësore pa asnjë kosto, duke ofruar mbështetje konkrete për fuqizimin e grave në fushën e të drejtave pronësore!
ATRC ka filluar proceset ligjore për ato që shprehën interes, duke mbuluar plotësisht shpenzimet për noterë, avokatë dhe procedurat gjyqësore të nevojshme.
Ky projekt është një hap konkret drejt fuqizimit të grave dhe qasjes së barabartë në të drejtat pronësore!
Projekti vazhdon me aktivitete të radhës gjatë muajve të tjerë.