Republika e Kosoves

Kamenicë

Kompetencat dhe Përgjegjësitë e sektorit të gjendjes civile:

1. pritë qytetarët; 2. pranon kërkesat dhe ankesat e kompletuara nga qytetaret dhe subjektet tjera;
2.përcjellë kërkesat e kompletuara në drejtoritë përgjegjëse për shqyrtim dhe vendosje;
3. këshillon dhe jep ndihmë juridike – administrative për mënyrën e plotësimit të kërkesave;
4. përgjigjet dhe aktet e ndryshme të drejtorive i dorëzon deri tek parashtruesit;
5. pranon kërkesa tjera, drejtuar organeve komunale dhe kërkesat lidhur me qasje në
dokumente zyrtare;
6. interesohet që shërbimet lidhur me kërkesat e qytetarëve dhe subjekteve tjera të kryhen
në përputhje me procedurat ligjore;
7. bashkërisht me drejtoritë angazhohet që procedurat e komunikimit me qytetarë të jenë të
standardizuara në formular të cilët garantojnë kontroll të plotë të zbatimit të ligjshmërisë;
8. përpilon pasqyra mujore, tremujore, gjashtëmujore dhe vjetore për kërkesat e shtruara, të
zgjidhura dhe atyre të pazgjidhura (të cilat ndodhen në procedurë apo me afat të skaduar)
dhe të njëjtat ua adreson udhëheqjes komunale, drejtorisë përkatëse, ministrisë përkatëse
si dhe publikut;
9. kryen edhe detyra të tjera që kërkohen nga drejtoria përkatëse por që nuk prekin
kompetencat dhe detyrat e tyre dhe të Kuvendit të Komunës.
10. pranon, evidenton, protokollon si dhe shpërndan të gjitha kërkesat e qytetarëve si dhe
shkresat tjera zyrtare nëpër adresat së cilave iu drejtohen;
11. bënë pranimin dhe arkivimin e lëndëve të përfunduara nga ana e drejtorive përkatëse
dhe të njëjtat i arkivon në depon arkivore të Komunës, ose drejtpërdrejti në arkivin ndër-
komunal;
12. lëshon kopje të lëndëve arkivore për qytetarë dhe subjektet tjera në harmoni me ligjet
në fuqi;
13. ushtron edhe detyrat tjera që lidhen me arkivimin dhe lëndën arkivore në pajtim me
ligjin.
14. Kujdesi për shërbimet postare, shërbimet e sigurimit dhe mirëmbajtës së objekteve;
15. mirëmbajtja e pajisjeve të teknologjisë informative brenda organeve të komunës dhe
institucioneve e organizatave tjera në vartësi të saj.