Republika e Kosoves

Kamenicë

Drejtoria për buxhet dhe financa ka në objekt të punës së saj: 

1. E ndihmon kryetarin e Komunës në përgatitjen e projekt-buxhetit para paraqitjes së tij në
Komitetin për Politike dhe Financa dhe Kuvendin e Komunës;
2. Bënë planin dinamik të realizimit të projekteve dhe bartjen e mjeteve për zërat buxhetor;
3. Bënë planifikimin e pasqyrës së rrjedhjes së parasë së gatshme;
4. I ofron këshilla profesionale organeve komunale, për menaxhimin e buxhetit;
5. Bënë mbikëqyrjen e procedurave dhe shpenzimit të mjeteve buxhetore;
6. Bënë pranimin e raporteve mujore për dinamiken e realizimit të projekteve nga drejtoritë dhe
nga zyra e prokurimit;
7. Bënë përgatitjen e raporteve buxhetore sipas nevojës.
8. Harton projekt-rregulloret komunale për çështje financiare;
9. Bënë udhëheqjen e çështjeve financiare;
10. Është përgjegjëse për mbajtjen e llogarive dhe raporteve financiare vjetore;
11. Është përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe monitorimin e sistemeve dhe procedurave për
ekzekutimin e buxhetit;
12. Përgatit procedurat dhe raportet e kontabilitetit;
13. Jep këshilla profesionale nga fusha e buxhetit të organeve komunale;
14. Planifikon, përcakton obligimet në bazë të rregulloreve komunale, të subjekteve të caktuara
në Komunë, shkallën e ngarkesës, tarifën nga lëmi i tatimit në pronë, taksave dhe gjobave
komunale;
15. Bënë planifikimin e burimeve financiare në komunë;
16. Bënë evidentimin e të hyrave vetanake të komunës, në pajtim me ligjin për financat e
pushtetit lokal etj dhe
17. Ushtron të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë të cilat barten nga autoritetet qendrore, duke
përfshirë edhe regjistrimin e bizneseve.