Republika e Kosoves

Kamenicë

𝐊𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡𝐞̈𝐥𝐥𝐨𝐧 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐧 𝐊𝐞̈𝐫𝐪𝐞𝐥𝐢

2020/10/16 - 3:48

Me rastin e ndarjes nga jeta të qyetatarit të komunës tonë, kryetari i komunës , Qëndron Kastrati i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Kërqeli.

Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Kërqeli.
Më lejoni që në emrin tim personal, dhe të të gjithë qytetarëve të Komunës së Kamenicës, të ju shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, mikut dhe bashkëqytetarit tonë.
Në këto momente të rënda për ju dhe për të gjithë ata që e njohën, jemi bashkë për të ndarë dhimbjen dhe pikëllimin.
Ai do të mbahet mend si një njeri punëtor dhe shumë i respektuar.
Të përjetshme ju qofshin kujtimet më të mira me të! ”, thuhet në telegram.