Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Kamenicë

12 të shëruar dhe 16 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Kamenicës

2020/11/19 - 4:48

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në Komunën e Kamenicës, 16 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe 12 të tjerë janë shëruar.

Fatkeqësisht, gjatë 24 orëve të fundit dy qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19.

Bilanci me COVID-19 në komunën tonë:

– 347 raste të identifikuara,
– 229 të shëruar plotësisht,
– 96 raste aktive,
– 22 të vdekur.

Mbaj distancën, përdor maskën dhe pastro duart!