Republika e Kosoves

Kamenicë

Për pjesëmarrje në Sesionin Informues për Programin e Zhvillimit Rural për vitin 2018

2018/04/04 - 2:39

DREJTORIA PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE ZHVILLIM RURAL

 

FTESË

Për pjesëmarrje në Sesionin Informues për Programin e Zhvillimit Rural për vitin 2018

 
Ftoheni të merrni pjesë në sesionin informues mbi Skemën e Granteve në kuadër të Programit për Zhvillim Rural për vitin 2018, të shpallur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Sesioni informativ mbahet me datën 06 Prill 2018, me fillim nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Kamenicë.
Objektivat e përgjithshme të programit për zhvillim rural janë:

Programi për zhvillim rural 2018 mbështetë këta aplikant:

  1. Ekonomitë bujqësore/ personat fizik dhe juridik të regjistruar në Regjistrin e Fermave në pajtim me Ligjin pëe Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural dhe Ligjin për Shoqëritë Tregtare;
  2. Operatorët e ushqimit (përpunimi dhe/ ose tregtimi i produkteve bujqësore) të regjistruar në bazë të Ligjit për Investimet e Huaja dhe Ligjit për Ushqim (103), si dhe Ligjit për Shoqëritë Tregtare;
  3. Ndërmarrjet jobujqësore në zonat rurale të regjistruara sipas Ligjit për Shoqëritë Tregtare dhe Ligjit për Zejtari;
  4. Personat fizik dhe juridik në zonat rurale të regjistruar sipas Ligjit për veprimtaritë hoteliere dhe turistike;
  5. Grupet Lokale të Veprimit të regjistruara në MAP në bazë të Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Ligjit për Lirinë e Asocimit në Organizatat Joqeveritare; dhe
  6. Kompanitë Publike Rajonale të Ujitjes.

 
JU MIRËPRESIM!