Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Kamenicë

“Air Energy” sponzor i Klubit Futbollistik “KIKA” nga Kamenica

2022/11/25 - 10:25

Me ndërmjetësimin e Komunës së Kamenicës, Kompania “Air Energy” do të jetë sponzor i Klubit Futbollistik “KIKA”.

Kjo marrëveshje sponzorizimi është nënshkruar dje, mes përfaqësuesve të të dy akterëve dhe nën praninë e Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është mbështetja e klubit në vlerë prej 15.000 eurosh, për shpenzimet e sezonit vjeshtor.