Republika e Kosoves

Kamenicë

Aksioni për Dhurimin e Gjakut u Zhvillua në Kamenicë

2018/06/26 - 4:32




Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, sot gjatë tërë ditës  zhvilloi aktivitetin e grumbullimit të  gjakut  në parkun e qytetit të Kamenicës, në bashkëpunim  me stafin dhe  vullnetarët e  degës së Kryqit Kuq të Kamenicës. Lidhur me zhvillimin e këtij procesi, Menaxheri i Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut,  Fadil Mahmuti, ka thënë: Nuk është hera e parë që organizojnë aktivitetin për dhurimin e gjakut  në Kamenicë. Mirëpo,  kësaj radhe  jemi të  kënaqur me  interesimin e qytetarëve për  dhurimin e gjakut. Sivjet krahasuar me  vitet tjera  ka ndryshime pozitive, kanë dhurua  gjak: Kryetari  i Komunës  Qëndron Kastrati, Nënkryetari  Faton Jakupi, Kryesuesi i Kuvendit Bajram Mavriqi, studentë,  policë  të Stacionit Policor të Kamenicës dhe  qytetarë tjerë. Njëherazi  u shpërndan edhe   fletëpalosje   me  informacione të  shumta   lidhur me dhurimin e gjakut. Dhuruesit vullnetarë  të gjakut treguan humanizmin e tyre  duke pasur parasysh  rëndësinë e gjakut  për  shpëtimin e jetës së  pacientëve. Edhe  Sekretari  i Kryqit të Kuq të Kamenicës , Rexhep Morina , u nda i kënaqur  me interesimin e treguar të  dhuruesve të  gjakut  nga qytetarët e Kamenicës.