Republika e Kosoves

Kamenicë

Barnatorja “Indoli Pharm”, dhuron donacion për nevoja të QKMF-së në Kamenicë

2020/03/23 - 11:58

Gjatë ditës së sotme Shtabi Emergjent Komunal, ka pranuar një donacion për nevoja të QKMF-së.

Donacioni u bë nga barnatorja “Indoli Pharm” me pronar Artan Maliqi.

Ky donacioni  përfshinë: Maska Higjenike 150 copa, Baby system 23 gr- 5000 copë, si dhe një sasi të dorëzave.

Komuna e Kamenicës dhe Shtabi Emergjent Komunal është falënderues për këtë donacion, i cili do t’i ndihmoj mjaft shumë QKMF-së për të realizuar punët e tyre.

Kujdes PO, Panik JO!