Republika e Kosoves

Kamenicë

Bashkëqytetarja Krenare Maliqi – Jerliu në bashkëpunim me kompaninë zvicerane “Swisscom AG” dhuron donacion pajisje teknologjike për Komunën e Kamenicës

2020/06/26 - 3:50

Bashkëqytetarët tanë që jetojnë në Diasporë janë duke kontribuar në vazhdimësi për komunën e Kamenicës.

Së fundmi bashkëqytetarja nga Zvicëra, Krenare Maliqi-Jerliu në bashkëpunim me kompaninë zvicerane Swisscom AG ka dhuruar donacion pajisje teknologjike për nxënësit e Kamenicës.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati ka falënderuar donatorët për këtë donacion, i cili do t’i ndihmojë nxënsëve tanë që të ndjekin mësimet nga distance.

“Nga bashkëqytetarja jonë në Zvicër, Krenare Maliqi – Jerliu, kemi pranuar si donacion pajisje teknologjike të cilat i ka siguruar në bashkëpunim me kompaninë zvicerane Swisscom AG. Dhjetë laptopë, dy ipad dhe dy tabletë samsung. Këto pajisje do të ndahen për nxënësit që nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin nga distanca. Falënderoj diasporën për gjithë kontributin e tyre, e veçanërisht Krenaren për angazhimin në sigurimin e këtyre pajisjeve për nxënësit tanë”, ka thënë Kastrati.

Edhe u.d Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina- Bislimi ka mirëpritur këtë donacion i cili do t’ua lehtësoj mësimin nga distanca nxënësve.

“Gjatë kësaj kohe të pandemisë donatorë të shumtë kanë ndihmuar komunën tonë duke dhuruar pajisje teknologjike për nxënsit tanë që të ndjekin mësimet online. Ne i falenderojmë edhe këta donatorë si dhe të tjerët për gjithë këtë kontribut në të mirë të nxënësve”, ka thënë ajo.