Republika e Kosoves

Kamenicë

Biblioteka e qytetit “Drita” pasurohet me libra të rinj

2022/01/11 - 10:02

Biblioteka e qytetit “Drita” e cila gjendet në objektin e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, është pasuruar me disa tituj të rinj të librave.

Këtë javë ju mund t’i kërkoni këto libra: “Shpik&Ëndërro”-Jeff Bezos, “Puna e Thellë”-Cal Newport, “Historia Ime”-Edward Snowden, “Unë jam Malala”-Malala Yousafzai, “Një Tokë e Re”-Eckhart Tolle, “Ichigo Ichie”-Hector Garcia dhe Francese Miralles.

Ndryshe këto libra janë donacion nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, donacion ky në vlerë tre mijë euro i cili përfshin 211 tituj dhe 534 ekzemplarë.

Relaksohuni duke lexuar librat e rinj.