Republika e Kosoves

Kamenicë

Diskutim me fermerët e Kamenicës për prodhimet vendore dhe tregun e BE-së

2019/05/21 - 4:21

Kryetari i komunës Qëndron Kastrati së bashku me koordinatorin e zyrës regjionale të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Gjilan Sabedin Kadriu, përfaqësuesin nga Departamenti Këshillimor i Ministrisë së Bujqësisë Tahir Alitaj dhe menaxherin për cilësi në kompaninë “KABI” Medin Zeqiri, sot diskutuan me qytetarët e Kamenicës rreth “Prodhimit vendor dhe tregut të BE-së”.
Në këtë diskutim është folur për mënyrat e tejkalimit të sfidave në prodhim, përmisim dhe përgatitje të produkteve për tregun e BE-së.
Kryetari Kastrati tha se Komuna e Kamenicës ka kushte shumë të përshtatshme për veprimtari bujqësore.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme synimi i tregut të Evropës.
“Ne kemi nevojë ta synojmë tregun e Evropës, e të përgatitemi për të sepse kjo do të ishte më atraktrive dhe do të ndihmonte në rritjen e numrit të të punësuarve”, tha ai.
Ndër të tjera, Kastrati tha se prodhuesit dhe fermerët duhet të vetdijësohen në aspektin e shërbimeve cilësore dhe efiqiente të produkteve.
Ndërsa, koordinatori i zyrës regjionale të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Sabedin Kadriu tha se ky agjencion përfshinë sigurinë ushqimore, çështjet rreth sigurisë së ushqimit me prejardhje shtazore e bimore dhe të gjitha inspektimet veterinare.
“Në kuadër të kësaj zyre regjionale janë inspektorët sanitar, veterinar dhe fitosanitar. Ky agjencion merret me sigurinë e ushqimit, shëndetit të kafshëve dhe ne jemi duke e bërë të pamundurën të mundur”, tha ai.
Sipas tij, AVUK-u është gjithmonë i gatshëm të ju dalë në ndihmë edhe fermerëve edhe atyre që merren me prodhimtari ushqimore.