Republika e Kosoves

Kamenicë

Dy persona rezultojnë negativ me COVID-19, ndërsa një person shërohet plotësishtë

2020/05/20 - 9:24

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se sot në Komunën e Kamenicës dy mostrat e marra kanë rezultuar negative, dhe një person është shëruar plotësishtë.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati tha se duhet të vazhdojmë t’i ndjekim udhëzimet e organeve kompetente për ta kaluar këtë sfidë.

“Edhe dy (2) mostra të marra nga IKShP, kanë rezultuar negative, dhe një person është shëruar plotësishtë.
Nuk duhet të kemi shkujdesje në raport me udhëzimet e organeve kompetente sepse akoma nuk e kemi kaluar këtë sfidë”, ka thënë Kastrati.

Në Komunën e Kamenicës gjithsej kanë qenë 40 raste, ku prej tyre janë shëruar plotësisht 36 persona, ndërsa katër raste janë akoma aktive.

Rri në shtëpi, ruaje vetën dhe familjen!