Republika e Kosoves

Kamenicë

Dy raste të reja me COVID-19 në Komunën e Kamenicës

2020/06/30 - 10:05

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se pas testimeve të bëra në Komunën e Kamenicës dy persona kanë rezultuar pozitiv.

Rastet janë nga fshatrat Rogaçicë, Koretin.

Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë më shumë kujdes duke respektuar udhëzimet nga organet kompetente.

” Nga IKShP u njoftuam edhe për dy raste të tjera pozitive me COVID-19 në komunën tonë. Prej këtyre rasteve një është nga Rogana, një nga Koretini. Jini të kujdesshëm në raport me respektimin e udhëzimeve, sepse vetëm në këtë mënyrë e parandaloni shpërndarjen e virusit Korona”, ka thënë Kastrati.

Deri më sot në Komunën e Kamenicës kanë qenë të infektuar 46 persona, ku nga ta 41 janë shëruar plotësisht ndërsa pesë raste janë aktive.

Mbani distancë dhe përdorni maska.

Kujdesu për vetën dhe të tjerët!