Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Kamenicë

Ekipa mobile nga Forca e Sigurisë së Kosovës viziton Komunën e Kamenicës

2021/11/02 - 2:24

Sot në Komunën e Kamenicës nga zyrtarët komunal, Hysen Jerliu dhe Skender Basha është pritur në takim një ekipë mobile nga Forca e Sigurisë së Kosovës për të biseduar lidhur me kampanjën rekrutuese të rekrutëve të rinjë, pas hapjes së konkursit për rekrutimin e 840 rekrutëve të rinjë nga FSK.

Zyrtari, Hysen Jerliu duke shprehur falënderim ndaj ekipës mobile për vizitën, tha se Komuna e Kamenicës është e gatshme për bashkëpunim me FSK-në.

” Falënderojmë ekipen mobile të FSK-së për vizitën dhe kampanjën që ata janë duke zhvilluar, ne si komunë jemi të gatshëm për çdo bashkëpunim”, tha Jerliu.

Ndryshe kjo ekipë mobile më datë 10.11.2021 so të vendoset në bulevardin e qytetit ku përmes fletushkave do të njoftohen të gjithë të interesuarit për formën e aplikimit në këtë konkurs.