Republika e Kosoves

Kamenicë

Festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve edhe në Kamenicë

2018/06/01 - 5:12

 
 


 


Drejtoria  e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për  festën ndërkombëtare  të fëmijëve sivjet kishte  përgatitur  një  program  shumë  të pasur, i cili u shfaq në platon  e shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati “ në Kamenicë, para prindërve dhe qytetarëve  kamenicas. Shkollat  të cilat kishin klasa me  parashkollor,  kishin përgatitur pika argëtuese për program. Për madhtinë  e programit  festiv ,  kontribut  të qmueshëm  ka dhënë regjisorja  Natyrë Kallaba . Në  këtë manifestim  ishte i pranishëm edhe  kryetari i komunës Qëndron Kastrati.
Zakonisht festat i  kanë edhe  mesazhet e tyre. Edhe kjo  festë ishte një porosi ndaj  të rriturve e institucioneve që mos të  anashkalohen  këta, sepse janë  e ardhmja e  vendit.  Megjithëse jemi në sh. XXI, kjo kategori shoqërore në shumë vende të botës, ballafaqohet me probleme  ekzistenciale,  abuzohet e diskriminohet ,iu mungoj gjërat më elementare për jetë normale, janë viktima të padrejtësive të ndryshme.
Shoqëria dhe shteti ynë përpiqen  në krijimin e  kushteve ,si dhe mundësive  sa më të mira për këta, si dhe duke  krijuar mekanizma  për  mbrojtjen e drejtave të tyre. Po ashtu edhe komuna  e jonë  është e përkushtuar për  sensibilizimin e opinionit për të drejtat e fëmijëve  nëpërmjet  aktiviteteve të ndryshme senzibilizuese, sidomos   nga Njësia Komunale   për Mbrojtjen  e Drejtave të  Njeriut dhe institucionet tjera.