Republika e Kosoves

Kamenicë

Fillojnë shërbimet në objektin e renovuar të QKMF-së

2018/12/31 - 7:13

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kamenicë ka filluar sot punën në objektin e renovuar.

Nënkryetari I Komunës Faton Jakupi tha se ndihet jashtëzakonisht mirë që tani e tutje qytetarët do të mund t’i kryejnë shërbimet në këtë objekt.

Ndërkaq, Drejtori i Shëndetësisë Dritan Maliqi u shpreh i kënaqur me intensitetin e punimeve që janë kryer në QKMF.

Sipas tij, vitin 2019 Kamenicën do ta presin edhe shumë punë të mira në fushën e shëndetësisë.