Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Kamenicë

Fillon implementimi i projektit “Analiza e pasojave nga COVID-19, në bizneset mikro dhe të vogla në rajonin Lindje”

2020/11/19 - 11:20

Përkrahur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, AZHR – Lindje është duke u implementuar projeketin ‘’Analiza e pasojave nga COVID-19 në bizneset mikro dhe të vogla në rajonin Lindje’’.

Përmes këtij projekti do të bëhen analiza dhe sigurimi i të dhënave që do të jenë në shërbim të institucioneve lokale dhe qendrore sa i përket pasojave të pandemisë COVID-19, në ekonominë lokale/rajonale në veçanti tek ndërmarrjet mikro dhe të vogla.

Rezultatet e kësaj analize do të shërbejnë që vendimmarrësit në nivelin qendror të krijojnë Politika, si dhe të ndërmarrin masa për intervenime shtesë për rimëkëmbjen e kësaj kategorie të bizneseve.

Përveç takimit direkt me një numër të bizneseve të përzgjedhura, AZHR Lindje për këtë qëllim ka pëgatitur dhe një pyetësor në gjuhën shqipe dhe serbe, i cili është qasshëm online për të gjitha bizneset e rajonit Lindor.Të gjitha bizneset e interesuara mund t’a plotësojnë këtë pyetësor online duke u kyçur në linkun mëposhtë.

http://www.rdaeast.eu

Në fund të projektit AZHR Lindje, do të përgatisë një raport gjithëpërfshirës, lidhur me pasojat e COVID-19 në Rajonin Ekonomik Lindje, dhe përmes këtij raporti do të pasqyrohen sektorët e prekur nga pandemia, si dhe do të përgatiten rekomandime për institucionet lokale dhe qëndrore.