Republika e Kosoves

Kamenicë

Fillon manifestimi tradicional “Lulëkuqet e Prillit”

2019/04/19 - 2:53

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati bashkë me Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport Arijanit Ibrahimi dhe nxënësit e shkollave fillore, mbjellen sot lule të kuqe pranë varrezave të dëshmorëve.

Kryetari Kastrati tha se me mbjelljen e luleve ka filluar manifestimi tradicional “Lulëkuqet e Prillit”.

“Me mbjelljen e luleve të kuqe pranë varrezave të dëshmorëve, filluam manifestimin tradicional “Lulëkuqet e Prillit”, që organizohet për nder të përvjetorit të Betejës së Marecit dhe të gjithë dëshmorëve të rënë nga Komuna e Kamenicës”, u shpreh ai.

Ndërsa, Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Arijanit Ibrahimi u shpreh jashtezakonisht i kënaqur me organizimin e këtij manifestimi.

“Ndjehem shumë mirë që sot filloi ky manifestim dhe që mbjelljen e këtyre luleve po e bëjmë bashkë më nxënësit e shkollave fillore”, tha ai.

Aktivitete të tjera për këtë manifestim, do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.